InterMobel është formuar në vitin 1987, me 11 punëtorë dhe gjatë kohës që ne kaluam, ne arritëm që të zhvillohemi në krejt aspektet, si në atë kualitativ ashtu edhe ne aspektin teknologjik, ku ju mund të shihni teknologji të kompjuterizuar moderne dhe varësisht nga llojllojshmëria e produkteve, të cilat tani janë shumë të njohura edhe në tregun Europian për nga kualiteti, dizajni, llojllojshmëria dhe sasia, poashtu jemi prezent edhe në Kroaci, Slloveni dhe BeH.
InterFantasy është elementi më i ri i fabrikës InterMobel. Ajo ka filluar me punë prej nga viti 1995 dhe del si rezultat i një strategjie të rëndë dhe të sofistikuar për zhivillimin dhe prodhimin e produkteve me kualitet të lartë, dhe u zhvillua si një fabrikë më vete.
Ne gjindemi afër Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë dhe fabrika jonë është me një madhësi prej 6000 metra katrorë ku operojnë më tepër se 30 punëtorë profesional.
Ne ju ftojmë juve me gjithë respektin që kemi për juve që të vizitoni web faqen tonë në internet, sepse ne mendojmë që ju do të keni se çka të shikoni dhe njëkohësisht ne shpresojmë që ju të jeni të kënaqur me produktet tona të cilat i përmbushin të gjitha standardet ndërkombërtare.
Në Inter Fantasy do të gjeni garnitura të dimenzioneve, ngjyrave për shijen e çdo personi.
Demir Jahjai
Vetëm Inter Fantasy ka përmbushur ëndrrat e mija për dhomën e gjumit.
Rihana Sadiku
Stafi shumë mikpritës dhe i gatshëm për të ju ndihmuar në çdo kohë.
Alba
Ne kemi blerë dhomën e gjumit të fëmijëve dhe jemi shumë të kënaqur nga dizajni dhe rehatia që kemi marrë.
Festim